Si të kuptoni se çfarë pune ju pëlqen nga marketingu?

Si të kuptoni se çfarë pune ju pëlqen nga marketingu?

Të fitosh një punë në fushën e marketingut mund të duket e ndërlikuar, por nuk është e
pamundur. Ka disa gjëra që duhet të bëni për t’u siguruar që po aplikoni për punët e duhura
dhe po promovoni versionin më të mirë të vetes. Ja disa këshilla që ne ju sugjerojmë që ti
ndiqni për të patur sukses dhe për të fituar një vend pune në fushën e marketingut.
Nëse jeni në fillim të karrierës tuaj profesionale dhe marketingu ju intrigon, fillimisht duhet
të kuptoni se çfarë ju pëlqen nga marketingu. Marketingu është një fushë shumëdimensionale
që përfshin shumë aktivitete dhe procese. Para së gjithash bëni me veten tuaj një analizë
se çfarë pëlqeni nga marketingu, cilat janë proceset që nxisin interesin tuaj, çfarë ju intrigon
nga marketingu etj
A të pëlqejnë proceset krijuese të marketingut apo tërhiqeni nga proceset analitike? Të dyja
luajnë një rol të rëndësishëm në marketing, por janë punë të ndryshme.

Nëse keni vështirësi për ta përcaktuar bëni një listë të asaj që dëshironi të bëni si ekspert
marketingu. Psh:

  • Më pëlqen të shkruaj.
  • Më pëlqejnë shifrat.
  • Më pëlqen të analizoj.
  •  Më pëlqen të vizatoj.
  • Më pëlqen të punoj me një ekip.

Duke gjetur se cilat janë interesat tuaja, ju do të keni më tepër qartësi se cilat role preferoni
nga marketingu dhe do të jeni më të qartë në kërkimet për punë.