Një mundësi unike për studentët e marketingut që dëshirojnë të përfshihen në projekte reale marketingu, duke aplikuar njohuritë teorike në situata praktike. Shërbimi ynë është krijuar për të ndihmuar studentët e diplomuar të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë një portofol mbresëlënës.
Çfarë përmban ky program?
* Projekte Reale Marketingu: – Detyra praktike që simulojnë situata të vërteta në tregun e punës – Punë individuale dhe në grup për të zhvilluar aftësi të ndryshme * Udhëzim nga Ekspertë Marketingu – Mentorim nga profesionistë me përvojë në fushën e marketingut – Sesione këshillimi dhe mbështetje gjatë gjithë procesit të projektit * Zhvillim të Aftësive të Specializuara: – Mësimi i metodave dhe teknikave të avancuara të marketingut dixhital – Përdorimi i mjeteve dhe platformave moderne të marketingut dixhital * Përgatitje për Tregun e Punës: – Ndihmë në krijimin e një portofoli profesional dhe tërheqës – Këshilla për përgatitjen e intervistave dhe procesin e kërkimit të punës – Mundësi për rrjetëzim me kompani dhe profesionistë në industri * Certifikime dhe Referenca: – Pajiseni me certifikata për përfundimin e projekteve – Referenca nga mentorët dhe drejtuesit e projekteve – Mundësi për të ndërtuar një portofol të fortë profesional
Po. Për tu bërë pjesë e “Marketing Student Program” ju duhet të keni njohuri mesatare në
fushën e marketingut digjital.
Në këtë program mund të marrë pjesë çdo individ i cili:
- ka përfunduar studimet në degën e marketingut
- është student në vitin e fundit të degës marketing
- ka eksperiencë pune në industrinë e marketingut
- ka ndjekur trajnime në fushën e marketingut digjital
Po, ju mund të ndiqni “Marketing Student Program” pas përfundimit të një trajnimi pranë
akademisë “New Skills”. Pajisja me njohuri marketingu është domosdoshmëri për të ndjekur
këtë program.