Internship në Digital Marketing

Internship në Digital Marketing

Pozicioni: Internship në Digital Marketing
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 muaj
Orari: Me kohë të pjesshme

Përshkrimi i Pozicionit:
Jemi në kërkim të një intern të talentuar dhe të dedikuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të
marketingut digjital. Ky rol është ideal për një individ që dëshiron të zhvillojë aftësitë e tij në
një mjedis profesional dhe të marrë përvojë të vlefshme në marketingun digjital.
Në këtë pozicion ju do të punoni ngushtë me ekipin tonë të marketingut dhe trajnerët, për të
përmirësuar praninë online të qëndrës “New Skills” dhe për të ndihmuar në implementimin e
strategjive të marketingut digjital.

Çfarë do të mësoni?
– Asistim në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut digjital.
– Menaxhimi i llogarive të qëndrës “New Skills” në rrjetet sociale dhe krijimi i përmbajtjes
tërheqëse.
– Kërkimi dhe analizimi i tregut për identifikimin e trendeve dhe mundësive të reja.
– Mbështetje në krijimin e fushatave të marketingut përmes emailit
– Asistim në menaxhimin e përmbajtjes, përfshirë shkrimin e artikujve, postimeve në blog etj
– Monitorimi dhe raportimi i performancës së fushatave të marketingut duke përdorur mjetet
si Google Analytics dhe platforma të tjera.
– Ndihmë në menaxhimin e reklamave online (Google Ads, Facebook Ads, etj.).
– Pjesëmarrje në mbledhjet e ekipit dhe kontribut në diskutimet strategjike.

Kualifikimet e Kërkuara:
– Studime në fushën e marketingut, komunikimit, biznesit, teknologjisë së informacionit ose
fusha të ngjashme.
– Interes i theksuar në marketingun digjital dhe trendet e fundit të teknologjisë.
– Aftësi të shkëlqyera komunikuese të shkruara dhe të folur.
– Njohuri bazë në përdorimin e rrjeteve sociale dhe mjeteve të menaxhimit të tyre.
– Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
– Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
– Përvoja e mëparshme në marketingun digjital është një plus, por jo e nevojshme.

Çfarë Ofrojmë?
– Përvojë praktike në një mjedis profesional dhe mbështetës.
– Mundësi për të mësuar nga ekspertët e fushës dhe për të zhvilluar aftësi të reja.
– Trajnime dhe burime të ndryshme për përmirësimin e aftësive profesionale.
– Certifikatë për përfundimin e internship-it dhe mundësi për referenca të ardhshme.
– Mundësi për punësim të mundshëm pas përfundimit të internship-it.

Si të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar dhe mendoni se jeni kandidati i duhur për këtë pozicion, ju lutemi
dërgoni CV-në tuaj në [email protected] me subjektin “Aplikim për Internship në
Digital Marketing”.
Ju mirëpresim!