RRETH NESH

Since
2012

About Us

“Trajnojmë Gjeneratën e Ardhshme të Ekspertëve të Marketingut Dixhital”

“New Skills Academy” është një qëndër trajnimesh e cila ofron trajnime të marketingut dixhital. Duke ofruar trajnime cilësore dhe të specializuara në fushën e marketingut dixhital, ne synojmë që të ndihmojmë profesionistët dhe kompanitë të avancojnë në karrierën dhe biznesin e tyre.

Ne u mësojmë studentëve tanë aftësitë, mjetet dhe programet e marketingut dixhital, për t'i ndihmuar ata të ecin përpara nën ritmin e teknologjisë që zhvillohet. Ekipi ynë i trajnerëve është i përqendruar në përmirësimin e aftësive tuaja me një qasje të personalizuar dhe të orientuar nga praktikat.

Pse duhet të zgjedh “New Skills Academy”?

Projekte Reale – Klientë Real

Ne sigurojmë një përvojë të shkëlqyer trajnimi duke ofruar rastesh studimi reale, për të ndihmuar studentët tanë të aplikojnë njohuritë e tyre në situata reale biznesi.

Nga ekspertë për ekspertët e ardhshëm

Trajnimet tona të marketingut dixhital janë krijuar nga ekspertë të marketingut dixhital me eksperiencë shumë vjeçare në industrinë e marketingut.

Programe trajnimi intensive – 90 % praktikë

Ofrojmë trajnime të avancuara që kombinojnë teorinë me praktikën për të rritur aftësitë tuaja në marketing.

Zhvillim profesional i karrierës

Pas përfundimit të trajnimit, New Skills Academy ofron mbështetje në rrugëtimin tuaj profesional duke ofruar praktika mësimore, internship dhe partneritete me kompanitë në vend.

Testimonials

Feedback from our Students.

Kam realizuar disa trajnime për Digital Marketing, por mund të them që ky ishte trajnimi më i vlefshëm që kam realizuar. Në asnjë trajnim nuk kam zhvilluar kaq shumë praktikë, projekte, raste studimi, shembuj real etj. Shumë falenderuese ndaj trajneres dhe stafit të “New Skills Academy” që më kanë mbështetur edhe pas përfundimit të trajnimit. Faleminderit për eksperiencën ndryshe që përcillni dhe për ambientin pozitiv që krijoni.

Pamela R.

Ishte kënaqësi të isha pjesë e trajnimit “Social Media Marketing” dhe kam marrë jashtëzakonisht shumë njohuri të vlefshme, edhe pse punoj si Social Media Manager. Do ja sugjeroja kujdo që po konsideron të realizojë një trajnim të tillë. Eshtë investimi më i mirë në aspektin profesional. Shumë suksese të gjithëve! Lart e më lart!

Enes A.

Unë kam zhvilluar pranë “New Skills Academy” programin “1:1 Mentoring”. Në fillim isha skeptike për përfitimet që do të merrja, por tani që ka përfunduar do doja ta përsërisja sërish . Së pari vlerësoj që programi ishte i personalizuar sipas “boshëlliqeve” që unë kisha në marketing. Gjatë gjithë programit, procesi i të mësuarit ishte shumë intensiv. Kam mësuar pafund. Si pjesë e programit ishte dhe progresi profesional, ku arrita të gjeja një punë tjetër falë ndihmës tuaj. Trajnerja është shumë profesioniste, e aftë, e përgatitur dhe motivuese 10/10

Elda M.