Ja arsyet pse duhet të zgjidhni marketingun si profesion
“A është marketingu një profesion i mirë?” Me siguri përgjigjja e dhënë nga profesionistët e
marketingut është “PO”. Por le të analizojmë arsyet se zgjidhni marketingun si profesion:
- Mundësi punësimi në industri të ndryshme – Profesionistët e marketingut mund të punojnë në
çdo industri, duke përfshirë sektorin e biznesit, organizatat etj. - Mundësi të ndryshme brenda së njëjtit profil – Marketerët mund të zgjedhin rrugë të
ndryshme karriere brenda departamentit të marketingut. Psh nëse ju jeni ekspert i marketingut
digjital mund të profilizoheni si ekspert i rrjeteve sociale, si një ekspert i SEO-s etj. - Ambient pune emocionues dhe dinamik – A e dini që departamenti i ekipit të marketingut
krijon ambient pune dinamik dhe emocionues? Për shembull, krijimi i një fushate reklamuese
efektive kërkon shumë ide dhe kreativitet. E imagjinoni dot një grup njerëzish që gjenerojnë
vazhdimisht ide të reja dhe emocionuese, që diskutojnë me pasion me njeri-tjetrin për një
qëllim të përbashkët. - Balanca “Work-Life” dhe Fleksibiliteti – Profesionistët e marketingut marrin paga relativisht
të larta dhe gëzojnë gjithashtu shumë përfitime personale sidomos përsa i përket balancës
“punë – jetë”. Duke patur fleksibilitet për të punuar kudo dhe kurdo, profesionistët e
marketingut mund të planifikojnë kohën për t’i kushtuar vëmendjen e duhur familjes, miqve
dhe kujdesit ndaj vetes. - Potenciali për rritje dhe zhvillim profesional – Industria e marketingut po rritet dhe
ofron perspektiva të shumta tëavancimit në karrierë. Prandaj zgjedhja e marketingut si
profesion është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.