Çfarë ju duhet për të qenë një marketer?
Marketingu duket i thjeshtë, por bëhet shumë më i ndërlikuar ndërsa e zbërtheni.
- Arsimi – Nëse dëshironi një karrierë afatgjatë në fushën e marketingut, studimet në degën e
marketingut janë shumë të nevojshme. - Internship-et – Me shumë mundësi një diplomë (ose dy) mund të mos jetë e mjaftueshme për
të fituar përvojën e duhur si një marketer. Ndekja e një internshipi do t’ju ndihmonte të vinit
në praktikë njohuritë teorike të mësuara në universitet. Mos harmoni, nuk ka arsimim më të
mirë se përvoja reale. - Trajnime – Mund të diplomoheni në degën e marketingut, mund të ndiqni edhe internshipe
por disa aftësi teknike në marketing kërkojnë gjithmonë trajnime. Inovacioni dhe teknologjia
kanë ndikuar që shumë profile pune në fushën e marketingut të kërkojnë aftësi teknike të cilat
evoluojnë me kohën.