Content Creator Junior

Content Creator Junior

Pozicioni: Content Creator Junior
Vendndodhja: Tiranë
Orari: Me kohë të pjesshme

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
– Krijimi i përmbajtjes tërheqëse dhe me cilësi të lartë për blog dhe rrjetet sociale
– Planifikon dhe zhvillon kalendarit e përmbajtjes.
– Sugjeron ide të reja për përmbajtje që janë të përshtatshme dhe të rëndësishme për
audiencën tonë.
– Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe trajnerët për të siguruar që përmbajtja është në
përputhje me strategjinë dhe objektivat “New Skills Academy”.
– Mbikëqyrja e komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale dhe bashkëpunimi me ndjekësit
për të ndërtuar një komunitet aktiv.
– Analiza e performancës së përmbajtjes dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësime.

Kualifikimet e Kërkuara:
– Diplomë në marketing, komunikim, gazetari ose fusha të ngjashme.
– Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar të gjuhës shqipe
– Kreativitet dhe aftësi për të krijuar përmbajtje tërheqëse dhe me ndikim.
– Njohuri bazë në përdorimin e mjeteve të krijimit të përmbajtjes, si Adobe Creative Suite ose
mjete të ngjashme.
– Përvojë me platformat e rrjeteve sociale dhe strategjitë e tyre të përmbajtjes.
– Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
– Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë.
– Preferohet përvojë e mëparshme në krijimin e përmbajtjes minimalisht 6 muaj.

Çfarë Ofrojmë:
– Një mjedis pune dinamik dhe mbështetës.
– Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
– Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme dhe për të ndikuar në strategjinë e
përmbajtjes së “New Skills Academy”.

Si të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar dhe mendoni se keni aftësitë dhe pasionin e duhur për këtë rol, ju
lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një portofol të punimeve tuaja në [email protected] me
subjektin “Aplikim për Content Creator Junior”.
Ju mirëpresim!